Ndihmë juridike për qytetarët, Gjonaj: 11 juristë shërbim falas çdo orë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, përmes një postimi në facebook, ka prezantuar një shërbim të ri lidhur me ndihmën juridike online ku pritet të përfitojnë mjaft qytetarë gjat ditëve të izolimit prej Covid-19. Gjonaj bëri me dije një shërbim të ri për qytetarët, në lidhje me shërbime juridike, duke adresuar pyetje apo çështje në lidhje me probleme të ndryshme juridike çështje civile, administrative dhe penale.

“Të gjithë qytetarët që merrnin shërbimin e ndihmës ligjore falas në qëndrat e ndihmës juridike të hapura nga Ministria e Drejtësisë, tashmë ato janë transformuar me qëllim që qytetarët të mund të marrin ndihmën ligjore online nëpërmjet platformës më te re juristionline.al. Kjo nismë e përbashkët me “Fondacionin Shoqëri e hapur për Shqipërinë”, vjen si një nevojë për ti garantuar çdo qytetari edhe në kushtet e lëvizjes së kufizuar dhe distancës fizike, aksesin dhe vazhdueshmërinë e shërbimeve ligjore, këshillave juridike dhe informimin për legjislacionin në fuqi. Tashmë edhe nga shtëpia, ju mund të merrni ndihmën ligjore falas duke adresuar pyetje apo çështje në lidhje me probleme të ndryshme juridike çështje civile, administrative dhe penale”.

Nga ana tjetër, ajo shtoi se të gjithë mund të kërkojnë ndihmë në hartimin dhe përpilimin e dokumenteve të nevojshme për të vënë në lëvizje administratën shtetërore, por edhe për të kërkuar ndihmën juridike dytësore për përfaqësimin në gjykatë më një avokat.

SHKARKO APP