Ndihmë ushtarake për Kosovën, këshilltari i Kurtit: Veprimi më strategjik që mund të bëjë politika shqiptare

Arbër Zaimi, këshilltari i kryeministrit Kurti ka përshëndetur amendamentin e dorëzuar sot në Kuvendin e Shqipërisë nga Lulzim Basha, i cili propozon për ndryshimin e buxhetit ku të përfshihet 5 miliardë lekë ndihmë ushtarake për Kosovën.

Zaimi e cilësoi këtë si një mundësi për partitë politike në Shqipëri për t’u bërë bashkë në një çështjen që përfshin interesat kombëtare. “Është e qartë se politika parlamentare në Shqipëri prej kohësh ka polarizim ekstrem. Fatkeqësisht ky polarizim është tejkaluar rrallë, vetëm kur ka patur presion ndërkombëtar, gjë që nuk ka rezultuar gjithmonë pozitive për të gjitha palët vendase”,-tha Zaimi.

Basha thotë se paratë për t’i ardhur në ndihmë Kosovës, duhet të gjenden në shpenzimet e tepërta për zyra. “Duke marrë parasysh situatën e tensionuar të sigurisë në Republikën e Kosovës nën dritën e fakteve të një acarimi të paprovokuar të gjendjes së sigurisë nga Serbia, bëhet e domosdoshme një ndihmë financiare për nevoja të mbrojtjes dhe sigurisë nga ana e Republikës së Shqipërisë për Republikën e Kosovës prej së paku 5 miliardë lekë në vit, duke filluar nga viti 2024. Kjo ndihmë financiare ka për synim forcimin dhe zgjerimin e kapaciteteve ushtarake të Republikës së Kosovës për mbrojtjen e sovranitetit, integritetit dhe tërësisë territoriale”, thuhet ndër të tjera në dokumentin në fjalë.

SHKARKO APP