Ndihmëssekretari i Shtetit, Reeker, tur në Europë, takim me Ramën në Tiranë

Një tur në Europë do të zhvillojë Ndihmëssekretari i Shtetit në detyrë për Europën dhe Euroazinë, Philip T. Reeker. Ai do të vizitojë Italinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më 30 qershor, Reeker do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjelltë.

Më 1 korrik, Reeker do të mbërrijë në Ohër, për të marrë pjesë në Konferencën “Rruga drejt Prespës”, ku do të theksojë mbështetjen amerikane për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në mbarë rajonin. Po në Ohër, ai do të takohet me Kryeministrin maqedonas Zaev, Ministrin e Jashtëm Osmani dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar rreth prioriteteve të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë periudhës 22-29 qershor, Ndihmëssekretari i Shtetit në detyrë do të shoqërojë Sekretarin Blinken në udhëtimin drejt Berlinit, Parisit, Romës, Vatikanit, Barit dhe Materas.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?