Ndihmohen 600 familje në Mat, Bulqizë e Klos/Xhaçka: Operacioni vijon në çdo qark

600 familje në nevojë apo në varfëri ekstreme është ndihmuar ditën e sotme në bashkitë Mat, Bulqizë e Klos. Efektivët e Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura dhe Rezervat e Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe pushtetin vendor janë angazhuar në shpërndarjen e pakove ushqimore. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka publikoi fotot, duke theksuar se operacioni humanitar do të vijojë çdo ditë në çdo qark të vendit duke ndihmuar familjet e varfra dhe në nevojë në këto ditë izolimi e pandemie prej përhapjes së Covid-19.

https://www.facebook.com/xhackaolta/posts/2877105782325123?__xts__[0]=68.ARCmBjdRR9XKHnnlBYSsKRtTa0CHafsT9ou1QORc5a8WHU7xhHzYw0fVTzgWOFRZeyCuSi-hF5OYpmhQZcuro38mOasxukkQLXZfnTjOf0YlE1cgPd9LQRcCGC47qpMhk-pbo7yAoTaUCgNwqBuG4c6Ce9RvyjzD4MKallfy2uyWMdZSKuMHxt5zHWS64BQh7zd6WgOiIFoCVizT6VLtNIuCQl-pXt6tL0B0eJgUAiIZCzrYJUGtVGOlbw5UbruQzopEaumF9Ai7VZMfLpHb1P_3JK1MupMKsYUXQsv0Keq8dXdy8VUaaBtnNMz1PExjyFjnEih3xI2ARuevt0mLkb-BvA&__tn__=-R

SHKARKO APP