Ndihmoi 3 emigrantë të kalonin kufirin, kapet 26-vjeçari

Një i ri i shpallur në kërkim pasi i ka dhënë ndihmë për të kaluar kufirin tre emigrantëve.

Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë ndalimi i shtetasve në kërkim Ervin Llaka, 26 vjeç banues në Bilisht, Korçë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 22.10.2018, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë iu ka dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit tre shtetasve të huaj nga vendet MENA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po kështu është arrestuar Erjon Vela, 36 vjeç, banues në Libohovë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 18.09.2018, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 2 kilogram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?