Ndikimi i huaj në zgjedhje, Lela zbulon detaje: Projekt-rezoluta e PS është e përgjithshme, ja çfarë synon
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dorëzoi sot një projekt-rezolutë në Kuvend përmes së cilës do synohet të pengojë ndërhyrjet e mundshme nga jashtë në procesin zgjedhor si dhe në fusha të tjera. Të ftuarit në emisionin “Real Story” News 24 biseduan për këtë rezolutë.
Gazetari Alfred Lela tha se kjo nismë e PS-së është bërë për të mbuluar shumë çështje, përfshirë edhe dështimin për çeljen e negociatave me Bashkimin europian.
“Kjo rezolutë është shumë e përgjithshme. Është bërë për të mbuluar shumë gjëra. Ne kemi ngecur keq në procesin e integrimit. Ne kemi një problem, sepse nuk na qas askush ke dera”-tha Alfred Lela.