Ndiqet penalisht gazetarja që rrëzoi emigrantin me të birin, video e plotë

Një video e re, e marrë nga një tjetër kënd shfaq edhe më qartë të qarat dhe ulërimat e fëmijës, të rrëzuar qëllimisht nga gazetarja hungareze, Petra Laszlo. Nga pamjet e videos së parë që u hodhën në internet ditën e djeshme e që bëri xhiron e botës, shihej foto-reporterja hungareze e cila, i fut stërkëmbëshin emigrantit që mbante fëmijën në krahë. Pas rrëzimit të papritur në tokë, i ati i fëmijës klith i lënduar në drejtim të gruas-gazetares, pastaj nis vrapin për të kaluar kufirin, së bashku me fëmijën në krahë i cili qante me ngashërim nga dhimbjet e terrori.

Prokurori i qytetit hungarez, Szeged ka hapur një hetim, ndjekje penale për Laszlon, e cila rrëzoi në një mënyrë të shëmtuar babë e bir, të cilët po përpiqeshin t’i iknin policisë së bashku me refugjatët tjerë në kufirin Serb. Ky lajm u njoftua nga agjencia MTI. Laszlo u pushua menjehërë nga puna në televizionin ku punonte, N1tv, media kjo e cila njihet për qëndrimet e djathta të Partisë “Jobbik”, nga ku edhe gazetarja hungareze kishte bërë pjesë e që njihej për qëndrimet e saj ekstremiste, por siç duket edhe nga reagimet e panumërta të njerëzve, kjo çështje nuk mbyllet këtu, por do shkojë edhe në Gjykatë.

Per te pare videon e plote, klikoni KETU

SHKARKO APP