Ndocaj: Jam demokristian, por më ka zgjedhur PS-ja

 

“Sigurisht, jam demokristian pasi kjo filozofi e jashtëzakonshme ka mbajtur gjallë Evropën. Por unë jam i zgjedhur nga listat e Partisë Socialiste”.

Kështu mësohet të jetë prononcuar deputeti më i ri i Kuvendit, Eduart Ndocaj, në një intervistë për “Rozafa TV”, duke i mbetur kështu qëndrimit të tij se megjithëse ndihet si demokristian, do figurojë si pjesë e Partisë Socialiste.

Kurse në lidhje me zgjedhjet e parashikuara parlamentare të vitit 2017, ai ka pohuar se do të kandidojë.

“Në 2017-ën, patjetër do jem kandidat në zgjedhjet që do vijnë. Shpresoj të jem kandidat në atë parti me të cilën do përfundoj mandatin”, tha Ndocaj lidhur me një fakt të tillë.

 

SHKARKO APP