Ndocaj mban premtimin ndaj familjes nga Puka, i pajton avokat për djalin e vrarë në Itali

 

Deputeti më i ri i Kuvendit, Eduart Ndocaj, tregon se është vërtet i ri në politikë sepse ka mbajtur premtimin e dhënë pak ditë më parë, duke i siguruar një avokat mbrojtës 22-vjeçarit shqiptar nga Puka që u vra në Milano nga një pensionist italian.

Dihet sesi përfundojnë premtimet e deputetëve apo politikanëve me eksperiencë.

Ndocaj është takuar sot në Lezhë me familjarët e 22-vjeçarit, të cilave ka premtuar mbështetjen përmes avokatit dhe heqjen e shpenzimeve të procesit gjyqësor.

Ngjarja kur u vra 22-vjeçari Gjergj Gjoni, pak javë më parë në Milano nga një pensionist italian, tronditi opinionin publik në Itali dhe Shqipëri. Pensionisti pretendoi se e vrau shqiptarin  pasi ishte futur në banesë për ta grabitur, por ka dëshmi të tjera që tregojnë se shqiptari nuk qe i armatosur dhe njihej me italianin. Kësisoj, në pamundësi financiare familja e tij kërkoi që të mbështetej për të ndjekur gjyqin dhe të paktën të ndëshkohej autori që i  mori jetën djalit të tyre.  

SHKARKO APP