Ndocaj: Një biznesmen u tall me kapelen time, e donte për 5 mijë lekë

 

Teksa deputeti Eduart Ndocaj e ka nxjerrë në shitje kapelen e tij publikisht për bamirësi, për shërimin e djaloshit 10-­vjeçar Kristi Maze, ka deklaruar se një biznesmen i kishte ofruar 10 mijë euro. Por sot, Ndocaj shkruan se ky biznesmen në fakt është tallur, duke i ofruar atij vetëm 5 mijë lekë për kapelen.

“Mbreme nje biznemen shume i fuqishem na mori ne telefon duke na thene se kapelen e blinte ai dhe sot do te bente pagesen. Eshte per te ardhur keq qe keta njerez luajne me fatin e nje femije qe kerkon shprese nga secili nga ne. Sot biznesmeni na tha se kishte qene thjeshte shaka dhe s’kishte mundesi ta blinte kapelen dhe ne menyre te turpshme deshi te na jepte 5 mije leke te reja. Duke ditur mundesite reale qe ai ka per te kontribuar, ne i refuzuam ato 5 mije leke te reja. Kapelja eshte akoma ne shitje dhe çmimi fillestar eshte 2000 dollarë. Leket do te shkojne per sherimin e Kristi Mazen”, shkruan Ndocaj, i cili iu ka bërë thirrje edhe deputetëve të tjerë, të japin rrogat e tyre për të bërë të munduar kryerjen e opreacionit për djalin 10-­vjeçar.

SHKARKO APP