Ndocaj reagon pas vdekjes së 100-vjeçares, i bën edhe një kërkesë qeverisë

 

Deputeti më i ri i Kuvendit, Eduart Ndocaj, reagon përmes profilit të tij Facebook për vdekjen e së mushuarës, 100-vjeçe, e cila jetonte në kushte të vështira.

E moshuara u bë objekt meditaik disa kohë më parë për problemet dhe vështirësitë e saj, dhe deputeti i mazhorancës vendosi ta vizitonte e ta ndihmonte, ndërsa tani ai i propozon qeverisë që ngrejë një komision të posaçëm për të identifikuar dhe ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.    

Statusi i plotë i Eduart Ndocaj:

Vdes nënë Barbulla (100 vjeçe) nga të ftohtit. Një muaj më parë shkova e vizitova, piva një kafe me të  dhe i çova ca ndihma, sepse ishte e braktisur dhe me nevoja të mëdha.

Vizita ime, përtej ndihmës që i çova ishte për ta sensibilizuar si rast për të reaguar e për ta ndihmuar pushteti lokal dhe qendror.

Është për të  ardhur keq që këtë nënë 100- vjeçare, pas vizitës sime nuk ka shkuar asnjë institucion apo përfaqësues institucionesh për t'i afruar asistencë dhe ndihmë.”

Është e turpshme se si politika shqiptare nuk është sensibile më për njerëzit nën nevojë.

Unë, Propozoj që  Qeveria të krijojë një komision të posaçëm (ad hoc) për të  identifikuar njerëzit dhe familjet nën nevojë dhe të krijojë një fond të veçantë për t’u gjetur zgjidhje e për t’i ndihmuar.

SHKARKO APP