Ndocaj thirrje protestuesve: Mos u bëni ushtarë të politikës, protestoni para selive të partive

 

Deputeti Eduart Ndocaj reagon për protestën e sotme të opozitës, duke u bërë thirrje protestuesve të mos prekin institucionet. Ai përmend të kaluarën kur e djathta ishte në pushtet dhe u kujton qytetarëve gjendjen ku ndodhej Shqipëria, ndaj thotë se ata duhet të protestojnë para selive të partive.

Statusi i Eduart Ndocajt:

  “Të dashur qytetarë,”

Vëllezër dhe motra,

Demokrat,

Të persekutuar,

Socialistë  të zhgënjyer

Sot, partitë  politike të së Djathtës ju kanë bërë  thirrje për proteste para Parlamentit.

Shume mirë. Protestat paqësore i japin jetë demokracisë.

Por paqësore ama.

Askush prej nesh nuk ka të drejtë të dhunojë institucionet, pronën publike si dhe private.

Dhuna sot është e pa pranueshme edhe nëse porositet apo nxitet nga partitë politike.

Të dashur qytetarë, këtë protestë e shikoj krejt pa kuptim.

Deri dje shumicën në Parlament e kishte PD.

Ky institucion, më  i rëndësishmi në vend për ligivënie ishte kthyer në një teatër të turpshëm, ku Opozita e asaj kohe s' kishte as të drejtën e fjalës dhe shoqërohej me shprehjen “kapeni” për zhelesh.

Nuk mendoj se sot kemi një Parlament dinjitoz e për këtë nuk është faji i deputeteve, por i partive politike që i zgjedhin.

Ky Parlament do të ketë mundësi të  ndryshojë pas dy vjetësh, kur mbaron legjislatura.

E pas dy vjetësh mos protestoni para Parlamentit, por para selive të partive që militoni, sepse ata për interesa të ngushta zgjedhin njerëz të gabuar që nuk ju përfaqësojnë.

Demokracia fillon nga vetja.

Tregoni se ju jeni me demokratë se partitë.

Mos përdorni dhunën e mos u bëni ushtar të bindur të politikës.”

Eduart Ndocaj

SHKARKO APP