Ndodh edhe kjo: Gjendet një delfin i ngordhur në lumin Ishëm (FOTO)

 

Një rast i rrallë është regjistruar këtë të martë. Në lumin Ishëm, rreth 20 km larg detit Adriatik, është gjendur një delfin i ngordhur, i cili peshonte rreth 80 kg. Disa specialistë të veterinarisë thonë se është një rast i rrallë që në këtë lumë ka notuar një delfin pasi sipas tyre uji është mjaft i ndotur nga kimikatet, e prej shumë vitesh në të nuk jetojnë gjallesa.

SHKARKO APP