Ndodh mrekullia në Durrës, foshnja e lindur 800 gr arrin të mbijetojë

Mrekullitë ndodhin dhe këtë e ka vërtetuar një nënë e re dhe mjekët e spitalit të Durrësit. Ata kanë treguar përmes një postimi në Facebook, rastin e një foshnje e cila lindi vetëm 800 gr.

Bebja erdhi në jetë më 3 korrik të këtij viti. Foshnja, e cila ishte nën peshë, lindi prematur. Falë kujdesit të mjekëve dhe lutjeve të familjarëve, e vogla ka arritur të shtojë ndjeshëm në peshë.

Vogëlushja sot, pas rreth dy muaj kujdes në spitalin e Durrësit, peshon plotë 2000 gr dhe gëzon shëndet të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në njoftimin e bërë nga Spitali Rajonal Durrës, thuhet:

Swiss Digital Mobile Reklama
Te sjellësh në jetë një foshnje është mrekulli, të kujdesesh për ta mbajtur ate në jetë është profesionalizëm. Kjo bebe lindi ne maternitetin e spitalit te Durrësit me datë 03.07.2019.
Fëmija është i seksit femër dhe lindi prematur me peshe 800 gr. Gjate qëndrimit prej 2 muajsh në spital i gjithë stafi mjekë dhe infermiere ju përkushtuan maksimalisht. Me të gjithë kujdesin e treguar fëmija del nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore duke peshuar tashme 2000 gr.”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?