Ndodh në Gramsh, gruaja nën hetim sepse ka fyer me mesazhe një burrë
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Gramsh, aty ku një 36-vjeçare është marrë nën hetim pasi dyshohet se ka fyer përmes mesazheve një burrë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori për E. N., 36 vjeçe, banuese në Gramsh, pasi dyshohet se ka fyer, përmes mesazheve telefonike, shtetasin I. Xh.
Mbi gruan rëndon vepra penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, ndërsa ende nuk dihen detaje të tjera.