Ndodh në Pogradec, burrat denoncojnë dhunën nga gratë. 7 raste

Në Shqipëri dhuna ndaj gruas është një plagë e thellë, por në Pogradec të dhunuar janë burrat, madje janë lëshuar edhe urdhra mbrojtje për burrat e dhunuar. Ekspertët mendojnë se rastet e kësaj dhunë janë shumë herë më të larta nga ato që raportohen.

Dhuna e ushtruar ndaj burrave është kryesisht psikologjike dhe ndryshe nga gratë që për raste të tilla kanë qendra këshillimi, për burrat ende nuk një shërbim të tillë në qytetin e Pogradecit.

Në harkun kohor të një viti në Pogradec janë regjistruar 7 raste, kur burrat janë pajisur me urdhra mbrojtje. Ndërsa për të njëjtën periudhë janë gati 10-fish më të larta rastet kur gratë kanë marrë urdhra mbrojtje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?