Ndodh në Shqipëri, punonjësi i Morgut me agjenci funerale

Çudirat nuk kanë të sosur në Shqipëri. Një punonjës morgu në Fier ka hapur një agjenci funerale, me qëllim për të favorizuar biznesin e tij në raste vdekjesh. Qytetarët e Fierit theksojnë se punonjësi i Mjekësisë Ligjore, Mariglen Saliaj ka hapur një agjenci funerale afër Urgjencës së Spitalit, duke shtuar rastet e abuzimeve që kryhen nga stafi mjekësor.

Për të vërtetuar shkeljet, qytetarët dërguan dhe një video në “Fiks Fare”, ku punonjësit e agjencisë funerale të punonjësit të morgut, Mariglen Saliaj, vihen re duke nxjerrë një pacient nga ambulanca në Urgjencën e Spitalit të Fierit, edhe pse prania e mjeteve dhe personave të agjencive funerale në ambientet e spitaleve është e ndaluar me udhëzim të ministrit të Shëndetësisë, që në korrik të vitit 2015.

Sipas videos, punonjësi i agjencisë funerale shoqëron pacientin nga ambulanca deri brenda në Urgjencë, në prani të mjekëve, familjarëve dhe rojeve private, e askush nuk i tërheq vëmendjen. Për të vërtetuar nëse personi që denoncohet me video nga qytetarët është punonjës i agjencisë funerale në pronësi të Saliajt, “Fiks Fare” dërgoi bashkëpunëtorët në Fier, ku arriti të filmojë të njëjtin person brenda ambienteve të zyrës funerale, teksa u shërbente klientëve si punonjës i kësaj agjencie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë konstatim, “Fiks Fare” pyeti edhe drejtoreshën e Spitalit të Fierit, Nevila Shuke, e cila tha se ka marrë ankesa për punonjësin Mariglen Saliaj, i cili është me funksion pranë Mjekësisë Ligjore. Sipas saj, me juristin e drejtorisë kanë bërë verifikimet dhe ka rezultuar se ai ka të regjistruar në QKR një agjenci funeralesh. Për këtë arsye kanë nisur menjëherë procedurat për shkarkimin e tij dhe brenda një kohe të shkurtër do të largohet nga detyra.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Fiks Fare” siguroi edhe dokumentet përkatëse për këtë rast. Nga informacionet zyrtare rezulton se, Mariglen Saliaj është emëruar me detyrë projektor në Laboratorin Anatomo-Patologjik panë Spitalit Rajonal Fier, që në vitin 2016.

 

Marrë nga /Top Channel/

Fiks Fare, 22 Shkurt 2018, Pjesa 2 - Investigative Satirical Show

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?