Ndodh në Tiranë/Efektivja e policisë qëllon me shpullë vajzën pa maskë (VIDEO)
Jetojmë në një kohë të pazakontë, por sjellja e shtetit ndaj qytetarëve është e rëndë. Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Në një video të publikuar nga portali ”Dosja.al”, shihet një vajzë që është goditur me shuplakë nga efektivja e policisë. Siç shihet efektivja iu është vënë pas vajzave dhe i ka ndaluar në mes të vizave të bardha.
Aty ka nisur dhe ballafaqimi mes tyre, që mesa duket ka qënë pasi vajzat nuk kishin të vendosura maskë. Më pas nga sekondat e fundit shihet se efektivja e policisë i gjuan me shpullë njërës trej vajzave.