Ndodh në Tiranë/ Nuk i japin qeranë e muajit, pronari humb toruan… arrestohet nga policia
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është vënë në pranga, pasi kanosur me thikë dy persona të tjerë, pasi nuk i kishin dhënë qeranë e banesës.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, sepse është konfliktuar me fjalë me shtetasit O. N. dhe F. I., pasi nuk kishte shlyer detyrimin e një qiraje dhe i ka kanosur ata me një thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”, njofton Policia.