Ndodh pas 30 vitesh, jepet certifikata e parë e pronësisë në Kuqar të Fierit

Banorët e fshatit Kuqar në Patos kanë marrë certifikatat e pronësisë, dhe kjo ka ndodhur pas 30 vitesh.

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, tha se janë rreth 990 pasuri të paregjistruara në këtë zonë dhe se problematika ka edhe me banesat e para viteve 1990.

Kuqari është një prej fshatrave të Patosit, i cili e mbështet ekonominë e tij kryesisht mbi kulturën e ullirit për prodhim vaji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ullishtat e shtrira në kodrat e kësaj zone kodrinore, vijonin që prej vitit 1991 të ishin të paregjistruara, duke mbartur edhe një numër konfliktesh që të asaj kohe midis vetë fermerëve për mënyrën e ndarjes së tokës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?