Ndodhej në Shqipëri me pushime, merr flakë automjeti i një turisti gjerman
Automjeti i një turisti gjerman është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në Përmet.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak ka qenë një shkëndi elektrike në bateri. Menjëherë, në vendin e ngjarjes shkruan shërbimet Policisë Përmet dhe shërbimet e zjarrfikëses.
Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Nga zjarri në automjet nuk ka asnjë person të dëmtuar pasi turisti gjerman me inicialet K. D., dhe bashkëshortja e tij ndodheshin jashtë automjetit.