Ndoka për Bashën: Kur u soll ashtu me Berishën, çfarë të presim ne. PD e çorientuar
Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, i cili nuk do të jetë në Kuvend si deputet, thekson se distancimi që Lulzim Basha i bëri pabesisht aleatëve të vjetër të PD, tregon se kjo që i bëri Berishës, për ta ka qenë e pritshme. Për momentin, Ndoka tregon se e sheh PD si një parti të çorientuar, që ka mbyllur gojën dhe ka frikë nga Berisha.
”Nuk është problemi se janë ndarë rrugët nga PD, por janë ndarë rrugët me Bashën, jo me partinë, është një marrëdhënie inekzistente, dhe kjo për fajin e Bashës, megjithëse Basha është shumë debitor ndaj meje. Por personalisht jam ngushëlluar me realitetin, se kur u soll ashtu me Berishën, kjo e imja është sekondare.
Unë tashmë nuk shoh një PD që është në mbrojtje të interesit publik, shoh një parti që është futur në probleme me veten e saj, në marrëdhënie me aleatët, nuk shoh një PD që bën opozitën ne këtë maxhorancë, kemi një parti e cila mbyll gojën është mbyllur në bunkerin e vet dhe ka frikë nga Berisha. Sfida më e madhe, që PD të gjej vetvete, dhe të dali nga ky cikël, unë e shoh PD si një parti të ndrydhur, do të ketë grupime te reja ne PD.
Disa vendime në PD kanë qenë të Bashës, që i la në mes të rrugës, dhe Berisha aty nuk ka pasur asnjë lloj ndërhyrje dhe interferimi, edhe pse në disa vendime ka qenë kundër, por ai prap e ka mbështetur pa bërë rolin e protagonistit, por Basha nuk diti të shfrytëzoj mundësinë e artë që e kishte nga Berisha”.