Ndoka: Protesta na mbushi me shpresë. Duka: Nuk kemi ndërhyrë fare si opozitë

Të ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kreu i partisë Agrare Agron Duka dhe ai i partisë Demokristiane, Narda Ndoka komentuan protestën për vrasjen e Klodian Rashës.

Duka: Ngjarja nuk është aksidentale. Ka faj dhe vetë policia për mënyrën se si janë rekrutuar njerëzit. Nuk ishte rastësore. Kemi dhe më përpara sjellje jo profesionale të policisë së shtetit. Nuk kemi arritur të bjëmë një polici profesionale.

Ndoka: Rama flet për një shtet policor. Ne jemi përballur me arrogancën e tij institucionale. Burg kush nuk paguan dritat. Për të krijuar panik e frikë te qytetarët. Kemi një polici jo profesionale që është e mbushur me militantë. Ngjarja nuk ishte pakujdesi. Protesta, reagimet na mbushën me shpresë na dhanë optimizëm pasi njerëzit po ndërgjegjësohen. Është obligim i opozitës të kontrollojë Edi Ramën. Kauza nuk kishte nevojë për opozitën.

Duka: Lleshaj bëri mirë që dha dorëheqjen duhet të ishte bërë më shpejt. Nuk kam qenë dakord që të ishte ministër. Më i kënaqur jam me ministrin e ri Çuçi, nuk vjen nga një e kaluar ushtarake. Një ushtarak është më i ashpër, ndërhyrja e tij në disa raste nuk ka qenë e duhura. Nuk kemi ndërhyrë tek protesta, nuk u fillua nga opozita. Të rinjtë janë të pakënaqur me realitetin.

Qafoku: Lleshaj ka dhënë dorëheqjen edhe pse nuk ka lidhje direkte me ngjarjen. Sandër Lleshaj mbajti përgjegjësi morale.

Ndoka: Nuk e besoj këtë dorëheqjen. Sandër Lleshaj ka qenë i shkarkuar disa javë më parë. Rama nuk e duronte më prezencën e Lleshajt si ministër.

SHKARKO APP