Ndoka-Ramës: Dita e gjykimit po vjen, nuk ka prift e as imam që të shpëton

Kreu i PDK, Nard Ndoka thotë se kryeministrit Edi Rama, i ka ardhur dita e gjykimit. Aleati i PD-së, thotë se tërmeti do ta zhysë akoma më thellë Ramën, ndërsa shton se paqja aktuale nuk ka lidhje me atë por me fatkeqësinë. Kreu i Demokristianeve e mbyll “paralajmërimin”, duke i thënë se për Ramën s’ka prift as imam që e shpëton nga mëkatet e Rilindjes.

Postimi i plotë

Deri dje nuk mund të lëvizte pa gardë dhe polici. Sot i duket vetja si “shpëtimtar”!  ”Post tërmeti” do të të zhysë më thellë se “Rama ik”!

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujdes, kjo paqe nuk ka lidhje me ty, por me fatkeqësinë! Telenovelat tuaja të pështira të kinostudios “Ertv”, do mbesin si provë, ku ti je me zë dhe figurë, që tallesh me fatkeqët e tërmetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dita e gjykimit po vjen, nuk ka prift as imam, që të shpëton nga mëkatet e Rilindjes tënde!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?