Ndoka: Të zhvlerësohet dekorimi i persekutorit të At Zef Pllumit

 

Deputeti demokristian, Nard Ndoka, ka kërkuar sot në seancë plenare që kryeministri Edi Rama të tërheqë mbrapsht vendimin sipas tij, të turpshëm dhe provokues të dekorimit të hetuesit të At Zef Pllumit.

Në të kundërt, ai i propozoi kreut të Kuvendit dhe kolegëve të tij deputetë që të ndërhyjnë përmes një rezolute ose projektligji siç e parashikon dhe rregullorja për ta zhvlerësuar vendimin e kryeministrit.

“Kemi dëgjuar këto ditë për një vendim të Kryeministrit, do ta konsideroja një veprim jashtë mase të gabuar, të turpshëm, provokues, duke dekoruar persekutorin e At Zef Pllumit. Nuk e besova për momentin, për faktin që vetë qëndresa dhe simboli At Zef Pllumi ishte i njohur edhe nga Kryeministri, madje ai na la një vepër “Rrno për me tregue”.Pra ia rrnoj për me i tregue jo vetëm këtij parlamenti, por gjithë shqiptarëve.Akoma më tej, që senati italian e ka botuar këtë libër me miliona kopje,duke i njohur dhe qytetarët italiane më rezistencën, me krimet e komunizimit në Shqipëri.Siçduket,kryeministri megjithëse e ka lexuar këtë libër, në memorien tashmë të përjetshme,At Zef Pllumi,këtij personi nuk ia ka mbushur mendjen. Ai rrnoi për me tregue, por nuk pati kujt t’i tregojë. Do t’i kërkoja parlamentit që të marrë një rezolutënëse kryeministri nuk e tërheq mbrapsht dekorimin e persekutorit të At ZefPllumit, të tutorit të tij direkt dhe shumë të tjerëve. Por kur goditet emblema, simboli i kësaj rezistence, imagjinoje sa të dhunshëm tregoheni ju ndaj shtresës së të përsekutuarve politik”, apeloi Ndoka.

SHKARKO APP