Ndoshta një hap drejt paqes, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 307 të burgosur

Ukrainian prisoners of war (POWs) are seen after swap, amid Russia's attack on Ukraine, at an unknown location, Ukraine, in this handout picture released April 16, 2023. Coordination Headquarters for the Treatment of Prisoners of War/Handout via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. MANDATORY CREDIT.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se Moska dhe Kievi kanë shkëmbyer nga 307 ushtarakë secila në raundin e dytë të shkëmbimit në shkallë të gjerë të kryer sipas kushteve të marrëveshjes së arritur në Stamboll javën e kaluar.

“Më 24 maj, në përputhje me marrëveshjet ruso-ukrainase të arritura më 16 maj në Stamboll, 307 ushtarakë të tjerë rusë u kthyen nga territori i kontrolluar nga regjimi i Kievit”, tha ministria në një deklaratë.

Në këmbim, 307 ushtarakë ukrainas i janë kthyer Ukrainës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas ministrisë, ushtarakët dhe civilët rusë të kthyer ndodhen aktualisht në Bjellorusi, ku po marrin mbështetje psikologjike dhe kujdes mjekësor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të gjithë individët e riatdhesuar do të transferohen në mjediset mjekësore në Rusi për trajtim dhe rehabilitim të mëtejshëm, tha ajo.

Ministria ruse e Mbrojtjes shtoi se ky shkëmbim në shkallë të gjerë, i iniciuar nga Moska, pritet të vazhdojë në ditët në vijim.

Të premten, Moska dhe Kievi shkëmbyen nga 270 ushtarakë dhe 120 civilë secila në raundin e parë të një shkëmbimi në shkallë të gjerë. /os/ ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?