Ndotet deti në Jalë

Pushues të shumtë kanë sinjalizuar sot një ndotje masive të plazhit të Jalit. Videot dhe fotot që ata kanë dërguar në adresë të redaksisë sonë tregojnë nivelin e ndotjes së ujit në afërsi të plazhit. Sipas pushuesve, dyshohet se kjo ndotje është shkaktuar nga anije apo mjete të tjera lundruese që kalojnë pranë këtij plazhi. Kjo nuk është hera e parë që ujërat e plazheve tona, kryesisht në jug, ndoten për këtë arsye.

SHKARKO APP