Ndotet plazhi i Shëngjinit, IKMT dhe Agjensia e Mjedisit: Dyshohet se një lëndë e verdhë…

Ndotja në bregdetin e Shëngjinit ka shqetësuar pushuesit, të cilët kanë pushtuar këtë vijë bregdetare këtë të diel dhe institucionet janë vënë në lëvizje.

Përgjegjësi i sektorit të Mjedisit dhe Ujërave IKMT Lezhë, Gjergj Elezi ka folur para mediave duke thënë se kanë marrë kampionin e lëndës me ngjyrë të verdhë. Dyshimet e para janë se deti mund të jetë ndotur nga anijet, ndërsa është e paqartë se çfarë lënde mund të jetë hedhur.

“Ne kemi njoftuar policinë, kapitenerinë, agjensinë rajonale të mjedisin që ka marrë kampionin se çfarë lënde mund të jetë hedhur në det. Dyshimet e para tonat se materiali duhet të jetë hedhur nga anijet sepse është ndotje e madhe që ka prekur të gjithë bregdetin e Shëngjinit. Kjo ndotje është shqetësuese dhe në aspektin vizual”, thotë përgjegjësi i sektorit të Mjedisit dhe Ujërave IKMT Lezhë.

SHKARKO APP