Ndotja dhe mungesa infrastrukturës mbajnë larg vizitorët në Byshek

Bysheku, një nga pikat turistike të Elbasanit po humbet vizitorët për shkak të ndotjes që në fakt një pjesë të saj e krijojnë një pjesë e tyre.

I ndodhur vetëm 6 km larg qytetit, parku piktoresk, i preferuar tradicionalisht nga elbasanllijtë po humbet shkëlqimin.

Mbi ujërat e freskëta pluskojnë mbetje nga më të ndryshmet të hedhura vend e pa vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Plastikë, qelq, apo materiale të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hijet e rrapave shekullore që mbrohen si monumente kulture krijojnë mundësi për të organizuar piknik ndërsa hapësirat mes tyre lojëra sportive.

Por kur largohen jo të gjithë kujtohen të grumbullojnë mbetjet.

Ndaj kur të vizitorë të rinj vijnë kërkojnë më shumë angazhim nga pushteti vendor për pastrimin e zonës turistike.

Por në drejtorinë e Mjedisit në Bashkinë e Elbasanit thonë se janë pikërisht pushuesit, ndotësit më të mëdhejn të pikave turistike.

Taulant Sinani: Qytetarët e papërgjegjshëm kanë hedhur plehra në vende të ndryshme, por deri në fund të muajit maj të gjitha këto pika do të jenë të pastruara.

Në bashkinë e Elbasanit, thonë se në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik kanë planifikuar ndërhyrje pastrimi në të gjitha pikat turistike të qytetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?