Ndotja e lumit Drin, rrezik për përhapjen e virusit të Nilit
Në Shqipëri nuk është shënuar asnjë rast me virusin e Etheve të Nilit Perëndimor, por sipas specialistëve kjo nuk e përjashton vendin tonë nga rreziku.
Ekspertët e Shëndetësisë këshillojnë që të tregohet kujdes me higjienën pasi ndotja mund të jetë rrezik potencial për virusin që përhapet nga mushkonjat.
Nisur nga kjo, ekspertët e mjedisit në Lezhë ngrenë alarmin për ndotjen e lumit Drin dhe kërkojnë marrjen e masave urgjente.
“Një nga treguesit e ndotjes është kur uji nuk lëviz. Prezenca e lumit në një zonë kaq urbane përbën rrezik për virusin e Nilit për shkak të mushkonjave. Lezha ka rrjedh 10 hektarë hapitate ku riprodhohen mushkonjat, pa llogaritur sipërfaqen e lumenjve”, shprehet eksperti i mjedisit Jak Gjini.
Lezha ka rredh 10 hektarë habitate ku riprodhohen mushkonjat, pa llogaritur sipërfaqen e lumenjve.
Virusi i Nilit ka shkaktuar dhjetëra viktima në rajonin e Ballkanit, ndërsa numri më i lartë i tyre është regjistruar në Serbi dhe Greqi. Tek të prekurit, virusi mund të shkaktojë sëmundje neurologjike deri edhe vdekjeprurëse.
KOHA JONË SONDAZH

