Ndotja në Urën Vajgurore, 13 leje të pezulluara, 9 gjoba

Ura Vajgurore dhe fshatrat përreth janë zonat më të prekura nga pasojat në ambient të guroreve. Ndaj një banore e këtij komuniteti u bë nismëtare e përballjes së parë publike të sipërmarrësve, drejtuesve të institucioneve dhe vetë banorëve. Zyrtarët thanë se kanë pezulluar 13 leje dhe kanë gjobitur 9 subjekte për shkelje të ndryshme të lejeve, por biznesmenët thonë se ata nuk janë fajtorët e mëdhenj. Sipas tyre, 80 % e ndotjes krijohet gjatë transportit dhe për këtë fajësojnë infrastrukturën rrugore.

Mijëra familje në Urën Vajgurore dhe fshatrat përreth thonë se vuajnë pasojat e ndotjes dhe shkatërrimit që sipas tyre kanë shkaktuar guroret që ushtrojnë aktivitete në këtë zonë.

Një nga banoret e zonës, Arjana Bardhaj deklaron se ka fakte për efektet e kësaj veprimtarie, ndërsa për herë të parë vendosi përballë banorët me drejtuesit e biznesit të guroreve në Urën Vajgurore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arjana Bardhaj: Qëllimi nuk ka qenë mbyllja e aktiviteteve të guroreve, por ato të punojnë sipas standarteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtori i Inspektoriatit të Mjedisit në Berat evidentoi shkeljen e lejeve mjedisore si një prej problematikave kryesore dhe për këtë tha se janë vendosur nëntë gjoba dhe 13 leje mjedisi janë pezulluar.

Redi Kusta: Sot ato do të jenë të pezulluara deri në realizimin, negocimin e gjithë kushteve e standarteve.

Për Agjensinë Rajonale të Mjedisit në Berat vetëm investimet në tenkologji dhe përdorimi i impianteve me ujë do të ndikonte pozitivisht në përmirësimin e situatës për shpesh herë ka arritur alarmin e kuq të ndotjes.

Petraq Tole: Rezultatet dalin 2 deri në 30, mbi notat e Bashkimit Europian.

Por për drejtuesit e bizneseve të guroreve, jo i gjithë faji është i tyre. 80 % të ndotjes ata ia atribuojnë gjendjes së cilësuar skandaloze të  infrastrukturës

Bardhyl Fesko: Ne nuk themi që nuk ekzistojnë probleme të tilla, por mënyra se si kërkohet të zgjidhen këto probleme me goditje drastike është e papranueshme dhe e pamundur.

Pak kohë më parë, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi paralajmëroi revokim të lejeve mjedisore për guroret që shkelin ligjet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?