Ndotja që la pas përmbytja në Spille

Përmbytjet në Shqipëri kanë nxjerr në pah edhe një herë tjetër problemin e ndotjes nga mbetjet. Kjo panoramë është tek lumi Shkumbin, gati 5 kilometra vijë bregdetare në plazhin e Spillesë deri në atë të Vilë Bashtovës, që përfshihen nga bashkia Rrogozhinë.

Ndotja dhe sasia e mbeturinave është aq e madhe sa që në disa pjesë të plazhit është e vështirë të dallosh rërë, pasi mbetjet e të gjitha llojeve kanë mbushur gjithë zonën përreth grykëderdhjes së lumit Shkumbin. Në kohë reshjesh të dendura si ato të kësaj jave, lumenjtë në Shqipëri nuk sjellin vetëm ujë. Bashkë me ujin vërshon edhe lumi i mbeturinave që ato mbledhin gjatë gjithë rrjedhës së tyre, për të përfunduar në det.

Nga deti rikthehen në breg. Këto janë vetëm pak, nga ato që janë transportuar nga uji. Sasi të tjera kanë ngecur përgjatë rrjedhës së lumit. Ka këtu shishe, bidonë dhe ambalazhe të ndryshme, që janë hedhur nëpër përrenj nga banorët e zonave.

SHKARKO APP