“Ndragheta”, Lala: Për Shqipërinë janë dy përgjime specifike

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me përgjimet e publikuara në media të organizatës kriminale “Ndragheta”, ku janë përmendur edhe zyrtarë të lartë shqiptarë.

Lala tha në emisionin “Opinion” se hetimet nga drejtësia Italiane nisën ndaj Antiono Gallos për pastrim parash, ndërsa kishte dhe dyshime për vjedhje votash në rajonin e Kalabrisë.

Po ashtu, gazetarja tha se për Shqipërinë janë dy përgjime specifike, ku anëtarët e “Ndragheta-s” flasin për investime në vendin tonë.

“Fillimisht hetimi është nisur për Antiono Gallo, është një hetim për pastrim parash pasi kishte dyshime se dhe në rajonin e Kalabrisë ishin vjedhur votat në favor të Franko Talarikos, por dhe në favor të një euro deputeti. Sipas dosjes në shtëpinë e Gallos janë gjetur miliona euro, janë nevojitur 24 orë për të numëruar paratë që janë gjetur në banesën të atij që konsiderohet si princi. Problemi është që pse ky personazh lidhet me Shqipërinë. Sepse ka pasur një kompani në bashkëpunim me një aksioner Henrik Baçi i cili është arrestuar për llogari të këtij hetimi. Ai jetonte mes dy vendeve. Antonio Gallo rezulton se ka hyrë e ka dalë nga Shqipëria me dhjetëra herë. Interesi i radhës për  Ndragheta ishte Shqipëria. Anëtarët e Ndragheta kanë rënë në përgjim ambiental. Dy përgjime janë specifike për Shqipërinë.  Njëri është mes Antoni Gallos dhe avokatit të tij si dhe avokatit të dy politikanëve, babë e bir. Tjetra është me një oficer policie, i cili pretendohet që kishte lidhje me Shqipërinë.-tha Lala.

SHKARKO APP