Ndregjoni: Ekspertët e lartë, pjesë e krimeve të komunizmit

Kreu i Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve politikë, ka komentuar lidhur me reformën në Drejtësi.

Besim Ndregjoni e ka hedhur poshtë draftin e mazhorancës, duke e cilësuar si të njëanshëm, dhe aspak ligjore që në sistem të punësohet ekspertët e lartë kanë qenë pjesë e dënimit të krimeve të komunizmit. Ai në emër të ish-të përndjekurve ka kërkuar që ky draf të kthehet sepse ish-të përndjekurit nuk e pranojnë.

“Unë nuk e di se cili gjyqtar nuk ka marrë pjesë në diktaturë që ka mbi 20 vite punë”, është shprehur Ndregjoni.

“Draftin që paraqitën pardje ekspertët e PS-së ku thuhej se me sistemin e drejtësisë do të rikthehen të gjithë ata gjyqtarë që kanë 20 vite punë. Unë nuk e di se cili gjyqtar nuk ka marrë pjesë në diktaturë që ka mbi 20 vite punë. Në Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë në Prokurorinë e Përgjithshme, ka njerëz që kanë qenë pjesë e sistemit diktatorial komunist, mos tu them që dhe ekspertët e lartë kanë qenë pjesë e dënimit të krimeve të komunizmit”, tha Besim Ndregjoni, kreu i UMIBPP.

SHKARKO APP