Ndreu: Basha politikani më dështak, s’i hyn në punë as dreqit
Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu, e ka cilësuar kreun e PD, Lulzim Basha, si personazhin më dështak të historisë në politikën shqiptare.
Përmes një statusi në facebook, Ndreu ka renditur të gjitha dështimet e Bashës, që nga koha kur ishte ministër i Jashtëm dhe, sipas deputetit, shiti detin.
Më tej, ai shton se kur ishte ministër i Brendshëm vrau 4 të pafajshëm në bulevard, ndërsa kur ishte kryebashkiak fjeti gjumë për kokërr të qejfit.
”Lulzim Basha, personazhi me deshtak i historise ne politiken shqiptare. Kur ishte Minister i Jashtem, na shiti detin ! Kur ishte Minister Transporti, avulluan 230 milion dollare te rruges se Kombit ! Kur ishte Minister i Brendshem , vrau 4 te pafajshem ne bulevard ! Kur ishte Kryetar i Bashkise Tirane, fjeti gjume per kokerr te qejfit duke mos bere asgje ! E bene kryetar te PD, e katandisi si mos me keq si askush tjeter ! Imagjino t’i besojne shqiptaret dhe Kryeministrine cfar mund ndodh! Ky nuk i hyn ne pune as dreqit, thote populli”,-shkruan Ndreu.
KOHA JONË SONDAZH

