Ndreu: Lezhën e gjetëm si gërmadhë nga menaxhimi i keq! Kemi sjellë ekuilibër financiar
Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu kërkon një mandat të dytë dhe thotë se brenda 4 viteve janë bërë ndryshime drastik, krahasuar me kohën kur bashkia qeverisej nga të djathtët. Ndreu u shpreh edhe se bashkinë e gjetën në një gjendje shumë të renduar nga ana financiare, ndërsa theksoi se qyteti kishte i ngjante një gërmadhe në degradim. Sipas Ndreut ato kanë sjellë një ekuilibër financiar në bashki dhe janë rritur investimet.
”Po zbatojmë komunikimin tonë publik të përditshëm. Kemi bilanc, pas 4 vitesh me të cilin ne kemi dalë para opinionit publik dhe të gjithë janë dëshmitarë për punën që ne kemi bërë. Nuk ka shkuar vaj por kemi gjetur një bashki të rënduar nga ana financiare si dhe nga ana e personelit. Kishte një papastërti kudo, menaxhimin të dobët të shërbimit e aseteve turistike.
Kishte një panorama të frikshme në qytet, ku nuk ishte vënë asnjë metër rrugë qyteti i ngjante një gërmadhe në degradim. Lezha nuk e meritonte të ishte në atë gjendje. Pas 4 vitesh e kemi sjellë bashkinë në ekuilibër financiar. Kemi një reformë strukturore që ka bërë uljen drastike të numrit të punonjësve në raport me atë që gjetëm.
47% e buxhetit shkonte për paga dhe vetëm 17% për investime. 32 % shkon për pagat. Bashkia ka ardhur gjithmonë e më shumë duke performuar. Ja kemi dalë dhe jemi ballëhapur para njerëzve që të kërkojmë një mandate të dytë. Vazhdimi i punës me kanalet kulluese është prioriteti ynë. Ka shumë punë për të bërë. Kemi bërë përmirësime në infrastrukturë. Shumë shpejt do të ketë projekt për By Passin e Shëngjinit. Nuk kemi gjetur as edhe një projekt të bërë”,- tha Ndreu.