Ndroq/Rama-Manastirliu në qendrën e re shëndetësore: 59 mijë qytetarëve i’u kursyem ecejaket

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasatirliu kanë parë nga afër rehabilitimin e plotë të qendrës shëndetësore Ndroq, pjesë e programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të ministrisë së Shëndetësisë, kjo qendër do t’i shërbejë me standarde bashkëkohore 10 mijë banorëve të Ndroqit dhe është qendra e 40 që rehabilitohet në qarkun e Tiranës në dy vite. ”Janë 180 qendra shëndetësore dhe ambulanca që u rehabilituan me standarde në këto dy vite, falë programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore dhe 120 qendra të tjera shëndetësore dhe ambulanca do t’i nënshtrohen rehabilitimit në vitin 2020”, tha Manastirliu.

Në qendrën shëndetësore të Ndroqit kanë qenë të pranishëm edhe një grup mjekësh të sapopunësuar në Ndroq dhe në qendrat e tjera shëndetësore të Tiranës, nëpërmjet portalit “Mjekë për Shqipërinë”. ”Nuk e mendoja që pas diplomimit, menjëherë do të mund të punësohesha, aq më tepër në Tiranë. Procesi ishte shumë transparent”, u shpreh një nga mjeket e reja.

Vetëm për muajin janar dhe shkurt, njofton ministria janë më shumë se 140 mjekë të punësuar në spitale dhe qendra shëndetësore, duke përfshirë edhe mjekët specialistë që janë emëruar sipas kontratës me MSHMS në spitalet rajonale, aty ku ishin nevojat për mjekë. Ministrja e Shëndetësisë deklaroi në qendrën shëndetësore të rehabilituar të Ndroqit, se, me revolucionin digjital, janë më shumë se 59 mijë qytetarë që vetëm nga Janari e deri tani, nuk kanë patur nevojë të paraqiten në sportele për të rinovuar kartën e shëndetit.

Në këtë takim nuk kanë munguar as batuat, teksa bisedoi me disa mjeke të reja që ishin punësuar sapo ishin diplomuar.” Është e pabesueshme, sapo jemi diplomuar në qershor morëm licencën në dhjetor dhe në fund të janarit jemi në punë. Aplikimi ishte shumë i thjeshtë komod, procesi ishte shumë transparent, Të them të drejtën akoma nuk më besohet që kam fituar punë. Nëse nuk do ishte kjo mundësi nëpërmjet portali, nuk besoj se do isha punësuar me këto praktika”.

 

SHKARKO APP