Ndryshe nga politikanët shqiptarët, ish-kryeministri merr ujë dhe bukë në aeroport
Mario Draghi ka qenë kryeministër i Italisë dhe ka mbajtur postin e shefit të Bankës Qendrore Europiane, por është fotografuar teksa hante një drekë të thjeshtë në mesin e shumë pasagjerëve të tjerë në aeroport.
Revista “Forbes” e rendiste para pak vitesh si njeriun e 18-të më të pushtetshëm në botë dhe në botën e politikës ai njihet për aftësinë e jashtëzakonshme për të lundruar në politikat evropiane.
Këto nuk e bëjnë aspak të ndryshëm ish-kryeministrin italian nga pasagjerët dhe qytetarët e tjerë, të cilët as që e vunë re praninë e tij teksa drekonte në aeroport si një njeri i zakonshëm.