Ndryshim drastik i motit. Nga ftohtë në 35 gradë në Tiranë, pas 1 prillit

Data 1 prill mund të gjejë Tiranën me temperaturën maksimale që arrin në 35 gradë. Ky është parashikimi që bëjnë meteorologët lidhur me fillimin e muajit të ardhëm.

Nga fillimi i javës që vjen pritet që rrymat e ftohta ajrore që kanë goditur Europën Lindore të zëvendësohen nga një rritje e menjëhershme të temperaturave. Mediat italiane raportojnë se nga java që vjen pritet të shijojmë ditët e para të pranverës.

Sipas mediave italiane, nga 26 marsi deri në 1 prill do të kemi pranverë, mbase me temperaturat e verës, pasi erërat jugore do zëvendësojnë rrymat e ftohta lindore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas agjencisë metereologjike rryma e ngrohtë e quajtur “Hannibal” do ngrohë ndjeshëm Mesdheun, përfshirë edhe Shqipërinë, teksa temperaturat maksimale parashikohet që do kapin vlerën 33 gradë celsius në disa rajone.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?