Ndryshime në ligjin për nënshtetësinë shqiptare, tashmë mund ta marrin edhe shtetasit kosovarë

Në mbledhjen e 31 korrikut të Këshillit të Ministrave, u bënë edhe disa ndryshime për përfitimin e nënshtetësisë shqiptare.

Pasaportën shqiptare tashmë mund ta marrin edhe ata që kanë origjinë shqiptare dhe mund të vërtetojnë.

Gjithashtu edhe të huajt që lindin në Shqipëri, mund të pajisen me nënshtësi shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe shtetasit kosovarë mund ta përfitojnë lehtësisht tashmë nënshtetësinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në nenin 6 të projektligjit thuhet se:

1.Shtetësia shqiptare fitohet nga i huaji, të paralindurit e të cilit kanë origjinën shqiptare, me kusht që të provohet lidhja familjare në vijë të drejtë, deri në tri shkallë, e kërkuesit me të paralindurin.
2.Në këtë rast shtetasi paraqet kërkesë për fitimin e shtetësisë shqiptare në bazë të origjinës dhe plotëson kriteret e përcaktuara në shkronjat “dh” dhe “ë”, të pikës 1, të nenit 8, të këtij ligji.
3.Dokumentacioni i nevojshëm që provon origjinën shqiptare të kërkuesit përcaktohet me udhëzim të ministrit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?