Ndryshime në Policinë e Shtetit. Tonin Vocaj emërohet numri një në drejtorinë e policisë së Tiranës
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Rrumbullaku, ka vendosur të blindojë policinë e Tiranës me ekspertin më të mirë të policisë së shtetit, Tonin Vocaj. Pra ai emërohet drejtor i Policisë në Tiranë, duke zëvendësuar Lorenc Panganikën. Ky i fundit shkon në Akademinë e Sigurisë.
Vendin e Vocajt e zë Sokol Bizhga. Ermal Muça emërohet drejtor në Vlorë. Niko Brahimaj emërohet në Fier. Ervin Hodaj në Shkodër.
Lutfi Minxhozi emërohet drejtor për Marëdhëniet Ndërkombëtare. Gent Ndoj emërohet drejtor i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme.
KOHA JONË SONDAZH

