Ndryshime në postet publike në Shkodër. Jep dorëheqjen drejtori i Tatimeve, largohet dhe kreu i Kadastrës. Ja kush i zëvendëson
Agron Hasanaj nuk do jetë më drejtor rajonal i tatimeve në Shkodër. Hasanaj mësohet se ka dhënë dorëheqjen duke u larguar nga ky post vetëm pas 3 muajsh.
Hasanaj u emërua drejtor rajonal i Tatimeve pak para fushatës elektorale ndërsa ishte kandidat i platformës “Deputeti që duam” por nuk arriti të jetë në listat e kandidatëve për deputet të PS për qarkun Shkodër.
Në vend të tij do të jetë Sidrit Istrefi i cili prej 9 vitesh ka qenë inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Shkodër.
Pak më parë dorëheqjen e dha edhe drejtori i Agjencisë së Kadastrës në Shkodër Genc Berhani duke u zëvendësuar nga drejtori i komanduar Slladi Dani nga Fieri. Në vazhdimësi priten edhe lëvizje të tjera në drejtoritë rajonale të PS Shkodër.
KOHA JONË SONDAZH

