Ndryshime në qeverinë greke, ja përbërja e kabinetit të ri

 

Kujtim VANI

Ashtu siç ishte parashikuar pas votimit në parlament të marveshjes së qeverisë me kreditorët, u bë edhe ndryshimi i qeverisë. Kryeministri Aleksis Cipras, pas rrjedhjes së votave nga partia e tij dhe antarë të kabinetit të qeverisë, ndërmori hapin për ndryshimin e qeverisë duke përjashtuar antarët rebel të qeverisë, të cilët votuan kundër miratimit të programit të marveshjes ditën e djeshme. Largohet Ministri i Rindërtimit, Mjedisit dhe Energjisë Panajotis Llafazanis dhe në vendin e tij zgjidhet Panos Skurletis, vendin e ministrit të Sigurimeve Shoqërore Dhimitris Stratulis e zë Pavlos Hekalis, ndërsa vendin e zv/ministres së financave Nadia Valavani e zenë Trifon Aleksiadhi, ndërsa zv/ministri i mbrojtjes Kostas Isihu zevendësohet nga Dhimitris Vicas. Më poshtë përbërja e kabinetit të ri qeveritarë.

Përbërja e qeverisë së re:

Kryeministër  Aleksis Tsipras

Zevendëskryeministër  Janis Dragaqi

Ministria e Brëndshëme dhe Rindërtimit Administrativ  

Ministër Nikos Vucis

Ministri Alternativ i Reformës Administrative Hristoforos Vernaqis

Ministr Alternat i Mbrojtjes së Qytetarit  Jannis Panusis

Ministër Alternativ  për Politikat e Emigracionit Tasia Hristodhulopulu

Zëvendësministri i Brendshëm dhe Rindërtimi Administraiv Paul Polaqis

Ministër Alternativ i Maqedonisë dhe Thrakës Maria Kolia Caruha

Ministria e Ekonomisë, Infrastrukturës, Turizmit dhe Marinës

Ministër Jorgos Stathaqis

Ministër i  Infrastrukturës, Transportit dhe Rrjeteve, Kristos Spirxhis

Ministrër Alternativ i Marinës dhe Egjeut THodhoros Dricas

Ministre Alternative e Turizmit Elena Kudura

Ministria e  Rindërtimit, Mjedisit dhe Energjisë

Ministër Panajotis Skurletis (ishte Panajotis Llafazanis)

Ministër Alternativ i Mjedisit Jannis Cironis

Ministër Alternativ i Zhvillimit Rural Vangelis Apostolou

Ministrër i Zhvillimit Rural Panajotis Sguridhis

Ministria e Financave

Ministër Euklidhis Cakalotos

Ministrër Alternativ i Zhvillimit dhe Konkurencës Trifon Aleksiadhis (ishte Nadia Valavani)

Ministrër Alternativ  i Kontabilitetit të Përgjithshëm të Shtetit Dhimitris Mardhas

 

Ministria e Kulturës, Arsimit dhe Fesë

Ministër Aristidhis Balta

Ministër Alternativ i Kulturës Nikos Hidhaqis

Ministrër Alternativ i Arsimit Tasos Kuraqis

Ministër Alternat i Inovacionit Kostas Fotaqis

Zv/ministër për Çështje e Fesë Kodonis Cross

 

MINISTRIA E PUNËS

Ministër Jorgos Katrukalos

Ministrër Alternativ i Mirëqenjes Sociale Theano Fotiu

Ministri Alternativ për çështjet e Papunësisë Rania Antonopulu

Ministrër Alternativ i Sigurimeve Shoqërore Pavlos Hekalis (ishte Dhimitris Stratulis)

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

Ministër Panajotis Kurumplis

Zëvendësministër Andreas Hanthos

Ministria e Punëve të Jashtme

Ministër Nikos Koxhias

Zëvendësministër për çështjet Europiane Sia Anagnostopulu

Zevendësministër për çështjet Ndërkombëtare Jannis Amanatidhi

Ministria e Mbrojtjes

Ministër Panos Kamenos

Zëvendësministër Dhimitris Vicas (ishte Kostas Isihu)

Zëvendësministër Nikos Toskas

Ministria e Drejtësisë

Ministër Nikos Paraskevopulos

Zëvendësministër Dhimitris Papangelopulos

Ministri i Shtetit në luftën kundër korrupsionit Panajotis Nikoludhis

Ministria e Shtetit dhe Kordinimit të Qeverisë

Ministër Alekos Flaburaris

Zëvendësministri për Kordinimin e Qeverisë Teris Kuik

Ministri i Shtetit

Pappas Nikos

Zëvendësministre ndërmjetëse e kryeministrit dhe qeverisë Olga Gjerovasili

Përfaqësuesit me Parlamentin:

Nikos Filis

Gabriel Sakellaridis

Alexander Triantafillidis

SHKARKO APP