Ndryshime në strukturat e Policisë, Komisariati i Kavajës do ti kalojë Durrësit

Miratohet struktura e re e Policisë së Shtetit. Një nga institucionet që ka pësuar ndryshime të rëndësishme është edhe drejtoria e Tiranës ku janë krijuar sektorë të veçantë në mënyrë që krimet e shtuara gjatë viteve të fundit të kenë një efikasitet më të lartë në parandalimin dhe hetimin e tyre.

Kurse Komisariati i Kavajës do ti kalojë Durrësit, e ndërsa Tirana do të marrë Komisariatin e Krujës. Vora do të njihet si Komisariati nr. 7 e ndërsa Kruja si Komisariati nr. 8. Tiranës i shtohen 2 komisariate. Nga ana tjetër Farka nga postë do të kthehet në stacion policor.

Po ashtë është ngritur edhe një strukturë e re për krimin kibernetik dhe një e tillë për ekzaminimet kompjuterike. Është parashikuar gjithashtu edhe një riorganizim i policisë kriminale, ku ndarja e komisariateve do të bëhet me zona policore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe sektori i narkotikëve ka pësuar disa ndryshime ku është rritur numri i efektivëve hetues. Nga ana tjetër krimi ekonomik nuk do të ketë më agjentë të shpërndarë në terren.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?