Ndryshimet e fundit nga PS dhe PD në listat për 25 prillin, rikthehet ish-deputeti Boçi

Mësohet se Partia Demokratike ka bërë një ndryshim në minutën e fundit në listën e saj të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Në garën e deputetëve rikthehet emri i demokratit, Luçiano Boçi.

Ky i fundit do të jetë kandidat sërish me siglën e Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit. Emri i Boçit kishte mbetur jashtë listës së PD-së në qarkun e Elbasanit dhe nuk figuronte në listat paraprake.

Edhe Partia Socialiste bëri ndryshime të momenteve të fundit. Bie në sy zhvendosja e Olta Xhaçkës nga Qarku i Dibrës, ku ajo ishte drejtuese politike në këtë qark, duke u transferuar në Korçë. Në listën e kandidatëve për deputetë kandidon Blerina Gjylameti në Korçë, ndërkohë që ajo po punonte në zonën e Astirit në Tiranë.

 

SHKARKO APP