Ndryshimet e para në qeveri/ Dy kandidatet që nuk u bënë deputete, Rama i emëron zv/ministre

Ende pa marrë mandatin e tretë qeverisës, kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshimet e para në kabinetin qeveritar.

Në mbledhjen që ka zhvilluar ditën e djeshme Këshilli i Ministrave, ka vendosur emërimin e Bora Muzhaqin si zv.ministre e Arsimit dhe lirimin nga kjo detyrë të Aspajana Kongos.

Po kështu me firmën e numrit dy të qeverisë, Erjon Braçe, është emëruar zv.ministre e Mbrojtjes, Dallandyshe Bici, e cila ka mbajtur detyrën e kreut të IKMT.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dyja ishin kandidate për deputete në listën e PS-së për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit, por asnjëra prej tyre nuk siguroi dot mandatin për tu futur në Kuvend.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?