Ndryshimet kushtetuese, Dule: E paprecedentë, kufizojnë deri në mohim edhe mundësitë minimale të përfaqësimit të minoriteteve

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule ka reaguar ashpër ndaj ndryshimeve të njëanshme të Kushtetutës të bëra sot në Kuvend me dëshirën e kreut të mazhorancës.

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Dule shprehet se amendimet e njëanshme dhe të paprecedentë, me praktika të panjohura në realitetet e NATO-s dhe BE-së, të dokumentit themelor të shtetit, krijojnë një realitet të ri kushtetues në lidhje me zgjedhjet dhe përfaqësimin politik në vend.

“Amendimet e njëanshme dhe të paprecedentë, me praktika të panjohura në realitetet e NATO-s dhe BE-së, të dokumentit themelor të shtetit, krijojnë një realitet të ri kushtetues në lidhje me zgjedhjet dhe përfaqësimin politik në vend.

Krahas aspekteve të tjera negative, ato po kufizojnë deri në mohim edhe mundësitë minimale ekzistuese të përfaqësimit të minoriteteve. Kësisoj, është imediate nevoja e garantimit të kësaj të drejte elementare duke implimentuar TANI praktikat më të avancuara edhe në vendin tonë”, shprehet Dule.

SHKARKO APP