Ndryshimet kushtetuese, ja 10 nenet që propozon të ndryshojë PS-ja

Dhjetë nene të Kushtetutës duhet të ndryshohen nga Parlamenti për të bërë të mundur zbatimin e ligjit të dekriminalizmit.

Ky është propozimi i ardhur nga 28 deputëtë të PS që parashikon disa ndryshime në ligjin themeltar të shtetit, propozim që deri tani nuk ka marrë mbështetjen e LSI-së.

Kuvendit i propozohet të ndryshojë nenin 45 të Kushtetutës, ku përjashtimet nga e drejta për t’u zgjedhur dhe ushtrimi i mandatit të deputetit do të përcaktohen me një ligj të posaçëm të miratuar me 84 vota.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, kryeministër dhe nëpunës publik nuk mund të emërohet një shtetas që është i përjashtuar nga e drejta për të mbajtur një detyrë të tillë. Edhe gjyqtarë, nuk do emërohen individët që janë pjesë e këtij përjashtimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

PS-ja propozon edhe që në nenin 149 të Kushtetutës, të përcaktohet se Prokuror i Përgjithshëm apo prokuror, nuk mund të emërohet shtetasi që është përjashtuar nga e drejta për të ushtruar një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj posaçëm të miratuar me tri të pestat e të gjithë antarëve të Kuvendit.

Neni i fundit që duhet të ndryshojë sipas socialistëve është 167 që përcakton se Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore, të marrin pjesë në parti ose veprimtari politike, apo kur janë përjashtuar nga e drejta për t’u zgjedhur ose emëruar në një funksion publik sipas përcaktimeve të bëra me ligj të posaçëm të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?