Ndryshimet kushtetuese, Manjani: Pres që Rama ta çojë deri në fund marrëzinë, kryeministër anti-perëndim

Placeholder Image

Në një intervistë për RTV Ora, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha se pret që Rama ta cojë deri në fund nismën e tij për ndryshime kushtetuese.

Manjani u shpreh se Rama është një kryeministër anti-perëndim dhe që për sa kohë do të jetë në krye të qeverisë, Shqipëria ta harrojë perspektivën evropiane.

Ylli Manjani: Unë pres që Rama ta çojë deri në fund këtë marrëzi. Rama është hapur kundër gjithë botës, jo vetëm opozitës, se kjo është normale. Unë dua që ta çojë deri në fund kjo, sepse ka dalë hapur si politikane anti-perëndim. Ky mund të ketë shumë miq në perëndim, por populli nuk ia ka parë hajrin.

Përderisa shtyhen negociatat padiskutim që ky kryeministër i ka kryer orët e veta. Sa kohë që ai të jetë në krye të shtetit, perspektivën evropiane ta harrojmë. Nuk do të na e bëjmë ambasadat dhe as të huajt, as NATO me ushtarë, na takon ne që të marrin fatet tona.

Për Manjanin nuk ka pritshmëri që Yuri Kim apo ndërkombëtarët e tjerë janë zgjidhja për Shqipërinë.

Ylli Manjani: Nuk kam asnjë pritshmëri reale që Yuri Kim dhe të tjerë të jenë zgjidhja e Shqipërisë, sepse nuk kanë gjë në dorë për të ndryshuar perspektivën politike që e kanë në dorë shqiptarët. Ne i kemi dëgjuar dhe e kemi kënaqur. Ne kemi nevojë për të ridimensionim të ri me ndërkombëtarët. Unë jam dakord me profesor Artan Fuga për rithemelimin e Republikës.

SHKARKO APP