Ndryshimet në ligjin e TVSH-së – Preken makineritë bujqësore, miratohet lista e inputeve

Vendimi për përjashtimin nga TVSH të inputeve bujqësore ka hyrë zyrtarisht në fuqi bashkë me listën e detajuar të farave, fidanëve dhe pesticideve që do të tregtohen pa ngarkesë fiskale.

Ndërkaq, përpos listës janë bërë edhe disa ndryshime sa i përket importit të makinerive bujqësore pa TVSH.

Në vendimin e mëparshëm, këto pajisje kanë qenë të përjashtuara automatikisht nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, pikë kjo që është shfuqizuar në vendimin aktual, dhe trajtimi do të bëhet i njëjtë me pajisjet e tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu referuar ndryshimeve “importimi i makinerive dhe pajisjeve të përcaktuara në pikën 1, të nenit 8, është furnizim i përjashtuar nga TVSH-ja, vetëm në rastet kur të tilla makineri dhe pajisje importohen në funksion të realizimit të kontratave të investimeve dhe importuesi është vetë personi i tatueshëm që realizon investimin ose përdor makinerinë ose pajisjen. Personat e tatueshëm, që importojnë makineri dhe pajisje për shitje, nuk janë subjekte përfituese të përjashtimit nga TVSH-ja”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe në këtë pikë, përjashtim kanë bërë tatimpaguesit që importonin makineri bujqësore, por që tashmë nuk do ta kenë më atë status special.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?